Samuel Krasniqi e ka regjistruar një asistim të shtunën mbrëma për skuadrën e Grasshoppersit.
Grasshoppersi në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Zvicrës barazoi 1:1 në shtëpi me Lausannen.
Mesfushori Krasniqi asistoi në golin e epërsisë të cilin e realizoi Kenzo Goudmijn në minutën e 29-të.
21-vjeçari Krasniqi këtë edicion në të gjitha garat ka pesë gola dhe pesë asistime.
Krasniqi dhe Amir Abrashi e kompletuan ndeshjen te Grasshoppersi.