Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Kosovo erfährt am Dienstag die Gegner der Liga B.

Kosova - F

Futbollistet e Kosovës do t’i mësojnë të martën kundërshtarët e “UEFA Women’s Nations League 2027”. Shorti tërhiqet nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës.

Kosova është në Ligën B ku bëjnë pjesë 16 përfaqësuese të ndara në katër vazo. Kosova ndodhet në vazon e katërt së bashku me Rumaninë, Bjellorusinë dhe Lituaninë. Rrjedhimisht në grup mund ta ketë Shqipërinë, e cila ndodhet në vazon e tretë. 

Në vazon e parë është Serbia. Kosova e Serbia nuk mund të ballafaqohen, sipas një vendimi të UEFA-s.

Futbollistet e Kosovës nuk ia dolën në plejofin kualifikues për Botërorin që vitin tjetër mbahet në Brazil. U eliminuan në raundin e parë nga Austria.

Kosova siguroi avancimin n Ligën B për kampanjën e ardhshme, pasi e fitoi Grupin C2.