Thibaut Courtoisi pritet që ta kompletojë një dekadë me Real Madridin, pasi e vazhdoi kontratën me klubin e madh spanjoll të premten.
Pas Aurelien Tchouamenit dhe Arda Gulerit, Reali njoftoi se portieri belg ka nënshkruar kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2028.
Courtois iu bashkua Real Madridit nga Chelsea në vitin 2018.
Ai i ka bërë 348 paraqitje për Realin dhe e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, tre tituj të Spanjës, një Kupë të Mbretit dhe një Kupë të Botës për Klube.