Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

James Hill erhält eine Einladung aus England

James Hill

Mbrojtësi i Bournemouthit, James Hill, është ftuar për herë të parë te Përfaqësuesja e Anglisë. 

24-vjeçari i bashkohet Anglisë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Kroacisë dhe Spanjës.

Ai ka marrë ftesën pas paraqitjeve të mira me fanellën e Bournemouthit.

Mbrojtësi është përfshirë në listën e selektorit Thomas Tuchel për ta zëvendësuar Ezri Konsan, i cili nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e së enjtes kundër Kroacisë.

Hill po kalon formë të mirë te Bournemouthi, ku është shndërruar në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës. 

Ai ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Premier Leagues këtë edicion. 

Qendërmbrojtësi Hill ka luajtur më herët për grupmoshat U20 dhe U21.

Hill është lojtari i dytë i shtuar në listën e Anglisë, pas Dan Burnit i cili u ftua pas largimit të Marc Guehit nga grumbullimi për shkak të lëndimit.

Anglia pas Kroacisë do të luajë në udhëtim ndaj Spanjës të dielën.