Galatasaray i ka fituar pikët e plota të premten mbrëma në ndeshjen që i takoi javës së dhjetë të Superligës së Turqisë.
Galata e mposhti Konyasporin në udhëtim me rezultatin e thellë 4:0.
Victor Osimhen e hapi serinë e golave në minutën e 12-të. Golin e dytë e shënoi Yunus Akgun në minutën e 28-të.
Për 3:0 realizoi Alexey Batrakov në minutën e 49-të, kurse golin e katërt e shënoi Rafael Leao në minutën e 55-të.
Enis Bardhi u paraqit nga fillimi i pjesës së dytë te Konyaspori.
Galata me këtë fitore është forcuar në pozitën e parë me 25 pikë.
Konyaspori e zë vendin e 15-të me tetë pikë.