Mikael Egill Ellertsson shënoi gol për Genoan në minutën e 88-të të ndeshjes ndaj Milanit që u vu nën presion të madh në fundin e ndeshjes.
Por, “rossonerëve” u mjaftuan dy golat e pjesës së parë të shënuar nga Alphadjo Cisse dhe Christian Pulisic për fitore në xhiron e 11-të të Serie A të Italisë.
Milani fitoi 2:1 në udhëtimin e vështirë të dielën mbrëma dhe tani i ka 24 pikë në pjesën e sipërme të tabelës.
Genoa mbetet në vendin e 13-të me 13 pikë.
Ardon Jashari u aktivizua te Milain prej minutës së 79-të.
Mario Mitaj nuk e fitoi rastin te Genoa.
Ndërkohë, Atalanta e mposhti Monzan në udhëtim, 1:0.