Rilind Nivokazi dhe Donat Rrudhani kanë dhënë kontribut të madh në fitoren e Sionit.
Nivokazi shënoi dy gola, kurse Rrudhani bëri një asistim.
Sioni të shtunën mbrëma e mposhti Vaduzin në udhëtim me rezultatin e thellë 4:0, në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Zvicrës.
Qendërsulmuesi Nivokazi i shënoi dy golat e parë në minutën e 11-të dhe të 15-të. Ndërsa Rrudhani asistoi për golin e parë të Nivokazit.
Rrudhani luajti deri në minutën e 63-të, kurse Nivokazi u paraqit deri në minutën e 78-të dhe u zëvendësua me Benjamin Kolollin. Ndeshjen e kompletoi Kreshnik Hajrizi.
Ndërkohë te Vaduzi ndeshjen e kompletuan Lutfi Dalipi, Liridon Berisha dhe Denis Simani.
26-vjeçari Nivokazi këtë edicion ka gjashtë gola dhe tri asistime, kurse Rrudhani numëron tri gola dhe tri asistime.