Borussia Dortmundi i ka fituar pikët e plota të shtunën mbrëma në ndeshjen që i takoi xhiros së nëntë të kampionatit gjerman.
Dortmundi e mposhti Elversbergun në shtëpi me rezultatin 2:1.
Mesfushori gjerman, Felix Nmecha, i realizoi dy golat e fitores për “verdhezinjtë” në minutën e 55-të dhe të 71-të.
Ndërsa golin e vetëm për Elversbergun e shënoi Noel Futkeu në minutën e 81-të.
Dortmundi së bashku me Bayern Munchenin janë dy skuadrat e vetme që ende nuk kanë pasuar disfatë.
Dortmundi ka gjashtë fitore dhe tri barazime. Ka 21 pikë në vendin e dytë. 21 pikë ka edhe Bayerni në pozitën e parë.
Elversbergu numëron 13 pikë në vendin e shtatë.