Borussia Dortmundi e ka për synim transferimin e sulmuesit shqiptar që luan për të rinjtë e Sassuolos, Gabriel Kulla, ka shkruar “Tuttomercatoweb” të mërkurën.
18-vjeçari është në formë të lartë me të rinjtë e Sassuolos, me të cilin ekip ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje, ndërsa ka kontribuuar edhe me një asistim.
Ai madje në muajin gusht debutoi me ekipin e parë në humbjen 2:1 nga Atalanta. Luajti pak edhe ndaj Fiorentinas në humbjen 4:2.
Kulla ka nënshkruar kontratën e parë profesionale dhe është i lidhur me Sassuolon deri më 30 qershor të vitit 2030.
Mediumi i njohur italian ka shkruar se për Kullën, Sassuolo i kërkon 5 milionë euro.
Kulla ka paraqitje për grupmoshat U17, U19 dhe U21 të Shqipërisë.
Shquhet edhe për numrin e madh të golave të shënuar me “kuqezinjtë”.