Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

„Ich werde dich schlagen“, droht Spalletti seinem Spieler.

Spalletti

Pavarësisht fitores 2:1 në Ligën e Evropës ndaj AZ Alkmaarit, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, nuk ka qenë fare i kënaqur. 

Në minutat e fundit të ndeshjes Spalletti e humbi durimin pas një gabimi në mbrojtje që ka mundur t’i kushtoj shumë skuadrës. 

Juventusi ishte duke udhëhequr 2:0. Por, një gabim i kolumbianit Juan Cabal, që nuk reagoi mirë, bëri që skuadra holandeze ta shënonte golin për 2:1. 

Krejt në fund, holandezët shënuan edhe një gol tjetër, që u anulua për pozitë jashtë loje. 

“Foot Mercato” ka shkruar që Spalletti i është afruar Cabalit pas golit të parë të pranuar dhe i inatosur i ka thënë se nëse e përsëritë sërish gabim, do ta godasë. 

Cabali qëndroi i heshtur dhe situata u qetësua. 

Pas katër ndeshjeve të luajtura, Juventusi i ka 10 pikë dhe zë vendin e pestë.