Lutfi Dalipi pranoi të enjten që ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen. Ai ka thënë se zgjedhja e Kosovës është bërë me zemër.
Dalipi të premten ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit të Kosovës para ndeshjes me Izraelin.
“Kombëtarja e Kosovës sot pati një mysafir të veçantë në stërvitjen zyrtare, në prag të ndeshjes kundër Izraelit. Lutfi Dalipi, i cili tashmë ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, vizitoi bashkëlojtarët e tij të ardhshëm dhe stafin teknik të Kombëtares. Në shenjë mirëseardhjeje, presidenti Agim Ademi ia dhuroi fanellën dardane, të cilën do ta bartë me krenari së shpejti. Mirë se vjen në familjen dardane, Lutfi!”, ka shkruar Federata e Futbollit e Kosovës të premten.