Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Was die Schweizer Medien über Dalips Entscheidung schreiben

Lutfi Dalipi

Mediumet e mëdha zvicerane i kanë kushtuar vëmendje vendimit të Lutfi Dalipit që të luajë për Kosovën.

“Blick” ka shkruar se “top-talenti mori vendimin për vendin që do ta përfaqësojë”.

“Disa ditë më parë, Lutfi Dalipi refuzoi ekipin përfaqësues të Zvicrës. Tani top-talenti ka vendosur më në fund se për kë do të luajë në të ardhmen – Kosovën”, shkruan “Blick”, ndër të tjera.

Dalipi është me prejardhje nga Presheva, i lindur në Zvicër.

“20 Minuten” ka shkruar se tani është e qartë se për cilin vend do të luajë ish-talenti i Zvicrës, Dalipi.
“Pasi refuzoi një ofertë nga Zvicra, ylli në ngritje i Superligës, Lutfi Dalipi, do të luajë për Kosovën. Ai e bëri këtë të ditur të enjten mbrëma”, shkruan ky medium.

“20 Minuten” po ashtu ka shkruar se Dalipin te Zvicra do ta priste konkurrencë e madhe dhe se aktualisht do të kishte pak gjasa që të përzgjidhej.

Portali i televizionit zviceran, SRF, ka shkruar se Dalipi ka zgjedhur Kosovën. SRF ka shkruar se 20-vjeçari ka impresionuar te Vaduzi. 

“Bluewin” ka shkruar se Dalipi po shkon gjurmëve të Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit, që po ashtu janë zhvilluar te të rinjtë e Zvicrës dhe kanë zgjedhur të luajnë për Kosovën.