Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Der CAS entscheidet am Dienstag über den Titelträger des Afrika-Cups.

CAS

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me seli në Lozanë, të martën pritet ta publikojë vendimin përfundimtar lidhur me ankesën e Senegalit kundër vendimit të Konfederatës Afrikane të Futbollit, me të cilin Maroku u shpall kampion i Kupës së Afrikës.

Kontesti lidhet me finalen e zhvilluar më 18 janar 2026, në të cilën Senegali kishte triumfuar me rezultatin 1:0 ndaj Marokut, pas vazhdimeve.

Megjithatë, ndeshja u shoqërua me polemika të mëdha, pasi futbollistët e Senegalit protestuan ndaj vendimit të gjyqtarit për akordimin e një penalltie për Marokun. Lojtarët senegalezë u larguan përkohësisht nga fusha, ndërsa takimi vazhdoi pas rikthimit të tyre.

Penalltinë e akorduar për Marokun nuk e konkretizoi Brahim Diaz, ndërsa golin e fitores për Senegalin e shënoi Pape Gueye në vazhdime.

Më 17 mars, Komisioni i Apelit i CAF-it vendosi që Senegali ta humb ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0, duke ia njohur titullin Marokut.

Senegali e kundërshtoi këtë vendim dhe iu drejtua CAS-it, duke kërkuar anulimin e tij dhe rikthimin e rezultatit të arritur në fushë.

Vendimi i gjykatës sportive në Lozanë pritet të përcaktojë se kujt do t’i takojë zyrtarisht titulli i kampionit të Afrikës.