Michael Carrick do të vazhdojë të jetë trajner i Manchester Unitedit, pavarësisht rezultateve të dobëta të ekipit.
Sipas “Reuters”, Carrick u paraqit të martën në qendrën stërvitore të klubit në Carrington.
E ardhmja e trajnerit anglez ishte vënë në pikëpyetje pas humbjes 3:0 të Unitedit nga Bournemouthi në “Old Trafford”.
Unitedi është në krizë të thellë të rezultateve. Ka tetë ndeshje radhazi pa fitore.
Drejtuesit e Unitedit zhvilluan bisedime të hënën për situatën e krijuar, por deri të martën nuk është marrë ndonjë vendim për të ardhmen e Carrickut.
Një burim brenda klubit ka bërë të ditur se trajnerit dhe lojtarëve do t’u jepet mundësia për t’u kthyer te rezultatet pozitive.
Pavarësisht rezultateve negative, 45-vjeçari Carrick vazhdon të ketë mbështetjen e një pjese të tifozëve të Unitedit.
Pas humbjes nga Bournemouthi, tifozët brohoritën emrin e tij dhe e duartrokitën teksa po largohej nga fusha.