Uran Bislimi dhe Albian Ajeti kanë shënuar gola në fitoren e skuadrës së Luganos.
Lugano të dielën e mposhti Thunin në udhëtim me rezultatin 3:2, në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Zvicrës.
Mesfushori Bislimi shënoi për 2:1 në minutën e 49-të, kurse sulmuesi Ajeti realizoi për 3:1 minutën e 76-të.
27-vjeçari Bislimi luajti deri në minutën e 84-t, kurse 29-vjeçari Ajeti në lojë u inkuadrua në minutën e 73-të.
Ezgjan Alioski ishte në bankën rezervë te Lugano.
Për Bislimin ishte goli i dytë i edicionit. Ka edhe një asistim.
Ndërsa Ajeti ka gjashtë gola në të gjitha garat.