Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Bayern München bekräftigt Ambitionen auf den Champions-League-Triumph

bayern

Bayern Muncheni forcoi pozitën e tij si pretendent për Ligën e Kampionëve me fitoren 2:0 të së martës ndaj Atletico Madridit. Skuadra bavareze ndërthuri disiplinën mbrojtëse me saktësi të madhe para portës, pikërisht në stadiumin ku luhet finalja evropiane në qershor të vitit të ardhshëm.

Përballë skuadrës luftarake të drejtuar nga Diego Simeone dhe tifozërisë së zhurmshme, kampioni gjerman shfaqi lojë të kontrolluar, pavarësisht mungesës së disa lojtarëve të rëndësishëm dhe trajnerit Vincent Kompany, i cili është duke u rikuperuar pasi humbi ndjenjat gjatë një seance stërvitore. 

Bayerni kishte barazuar 2:2 me Arsenalin dhe 3:3 me Vikingun në dy ndeshjet e kaluara në Champions, kështu që fitorja ishte thelbësore për të rritur gjasat për vend në tetëshen e parë në tabelë, që siguron avancim direkt në një të tetën e finales.

Atletico ishte në seri prej nëntë ndeshjeve pa humbje, gjatë të cilës seri kishte tetë fitore, por hasi vështirësi në krijimin e rasteve përballë mbrojtjes kompakte të Bayernit.

Stabiliteti në mbrojtje u mundësoi bavarezëve kontrollin e lojës, derisa Lennart Karl përfitoi nga një gabim i Robin Le Normand për ta shënuar golin e parë.

“Mënyra se si u mbrojtëm së bashku si grup, duke e mbajtur portën të paprekur, bënë që të jemi vërtet të kënaqur me paraqitjen e gjithë skuadrës”, tha Aaron Danks, ndihmëstrajner i Bayernit. Ai po e udhëheqë skuadrën në mungesë të Kompanyt.

“Çdo gjë kishte të bënte me grupin, me frymën ekipore. Kishte të bënte me aftësinë për t’u bashkuar në momente të vështira dhe për të arritur rezultat pozitiv në një fushë të vështirë”.

Pasimi i Harry Kane dhe goditja e fuqishme e Konrad Laimer sollën golin e dytë. Por ishte presingu i koordinuar ai që detyroi Atleticon të humbte topin në zonë të rrezikshme.

Bayerni e mbajti goxha lehtë Atleticon larg portës së tij. 

Me Harry Kanen në krye të sulmit, Bayerni ka ekip të aftë për të rivalizuar më të mirët në Evropë. Kombinimi i cilësisë në sulm dhe disiplinës kolektive ishte thelbësor në triumfin e PSG-së në dy edicionet e kaluara të Championsit.

Në “Metropolitano”, Bayerni dëshmoi se i ka elementet që duhen për të qenë pretendent në garën elitare evropiane.