Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Barcelona feiert einen deutlichen Sieg gegen Villarreal

Barcelona

Barcelona ka bërë përmbysje të madhe të rezultatit duke e mposhtur Villarrealin në shtëpi me rezultatin 3:2. 

Ndeshja e zhvilluar të dielën pasdite i takoi xhiros së 13-të të La Ligas. 

Villarreali brenda dy minutave që në fillim të ndeshjes i realizoi dy gola të shpejtë. 

Mesfushori kanadez, Tajon Buchanan, realizoi për 1:0 në minutën e pestë, kurse dy minuta më pas, Tanitoluëa Oluëaseyi, i dyfishoi shifrat. 

Lamine Yamal kishte mundësinë që ta ngushtonte rezultatin në minutën e 23-të, por ai e humbi penalltinë. 

E rezultatin në 2:1 e ngushtoi mbrojtësi spanjoll, Gerard Martin, në minutën e 57-të. 

Katër minuta më pas, Fermin Lopez e barazoi rezultatin në 2:2, kurse 

Pau Navarro shënoi autogol në minutën e 67-të për 3:2. Autogoli i tij rezultoi vendimtar për fitoren e Barçës.

Barça vazhdon të jetë lidere me 36 pikë. Tre pikë më pak ka Real Madridi në pozitën e dytë. 

Villarreali është në mesin e tabelës me 15 pikë.