Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, nuk do të paraqitet për Gjermaninë U21 në miqësoret kundër Belgjikës dhe Kroacisë.
Përzgjedhësi i Shpresave të Gjermanisë, Antonio Di Salvo e ka zëvendësuar Ibrahimoviqin me një lojtar tjetër.
Ibrahimoviq i mungon Gjermanisë U21 për shkak të lëndimit.
20-vjeçari u zëvendësua pas pjesës së parë në humbjen 5:2 të Augsburgut nga Leipzigu në fundjavë.
Ibrahimoviq është i huazuar tek Augsburgu nga Bayerni deri në fund të edicionit.
Me fanellën e Augsburgut, Ibrahimoviq ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në shtatë ndeshje në Bundesligë. Një gol të shënuar ka edhe për Kupë të Gjermanisë.