Komiteti Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur të martën se në orët e para të votimit në zgjedhjet e Izraelit, pjesëmarrja e votuesve është më e larta që ka qenë në 45 vjet, sipas Komitetit Qendror të Zgjedhjeve të vendit.
Që nga ora 10:00 e mëngjesit sipas kohës lokale, pjesëmarrja e votuesve ishte 16.68%, ka thënë komiteti, më e lartë se pjesëmarrja në të njëjtën orë katër vjet më parë, e cila ishte 15.9%. Është pjesëmarrja më e lartë e votuesve që nga viti 1981, ka thënë komiteti në një konferencë për shtyp në mëngjes.
Ofer Kenig, një studiues në Institutin e Demokracisë së Izraelit, ka thënë se kjo tregon se izraelitët i shohin zgjedhjet si një moment vendimtar, edhe pse ka paralajmëruar se ishte ende shumë herët për të nxjerrë përfundime të gjera.
"Mendoj se është një shenjë entuziazmi, e perceptimit të shumë izraelitëve për zgjedhje shumë të rëndësishme, zgjedhje shumë vendimtare”, ka thënë Kenig për CNN.
Por ai gjithashtu ka kërkuar kujdes, pasi pjesëmarrja nuk ishte ende dramatikisht më e lartë se zgjedhjet e mëparshme.
Megjithatë, ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich është përpjekur ta përdorte këtë shifër për të rritur bazën e tij të votuesve. Në një postim në X, ai ka pretenduar se : “Shifra e lartë e pjesëmarrjes në votime është rezultat i shkallës së jashtëzakonshme të pjesëmarrjes në sektorin arab dhe në fortesat e krahut të majtë”.
Zgjedhjet në Izrael janë të parat që pas sulmit të Hamasit në jug të vendit, më 7 tetor 2023.