Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Trump gibt zu: Die Abschiebungen im Zusammenhang mit der Einwanderung waren zu hart

Donald Trump

Foto: Associated Press

Duke analizuar arsyet për rezultatet e dobëta të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit të javës së kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump ka përmendur Iranin dhe mesazhet e gabuara, si faktorët kryesorë. 

Por ai e ka pranuar gjithashtu se fushata e administratës së tij kundër emigracionit, gjatë së cilës mijëra emigrantë pa dokumente u arrestuan dhe u deportuan, ishte jopopullore dhe, sipas tij, kishte shkuar shumë larg.

“Ishte tepër e ashpër. Mendoj se mund të ketë qenë tepër e ashpër”, ka thënë Trump gjatë një interviste dhënë së fundmi për 60 Minutes, duke iu referuar veçanërisht emigrantëve që kanë jetuar në SHBA prej dhjetë vjetësh ose më shumë, pa kryer krime të rënda.

Ky ishte një pranim i pazakontë nga presidenti se një nga temat kryesore të fushatës së tij zgjedhore në vitin 2024, vetëm dy vjet më vonë, është shndërruar në një çështje me kosto politike.

Në prapaskenë, Trumpi ka shprehur rezerva për disa nga taktikat që administrata e tij ka përdorur për të arrestuar emigrantët.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Trumpi po shqyrton ndryshime në agjendën e tij të emigracionit, edhe pasi pranoi se politikat e ndjekura kanë qenë tepër të ashpra. 

Ai sapo ka emëruar arkitektin e këtyre politikave, Stephen Miller, në postin e ri të shefit të kabinetit të tij.