Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Nvidia leitet Untersuchung zu Verbindungen des CEOs zu mutmaßlichem chinesischem Spion ein

Huang

Foto: Associated Press

Gjiganti amerikan i teknologjisë Nvidia ka nisur një hetim të pavarur pas raportimeve se drejtori i saj ekzekutiv, Jensen Huang, kishte pasur një lidhje me një grua të dyshuar si spiune kineze, raporton “BBC”.

Kompania e prodhimit të çipave tha se bordi i saj drejtues nuk kishte arsye të besonte se sekretet e kompanisë apo siguria kombëtare ishin komprometuar. Ajo shtoi se drejtori ekzekutiv ishte i përkushtuar të vazhdonte ta drejtonte kompaninë.

Ndërkohë, Jensen Huang pranoi se kishte qenë "jobesnik" ndaj bashkëshortes së tij dhe kërkoi falje për lëndimin që i kishte shkaktuar asaj dhe fëmijëve të tyre.

Sipas një raportimi të New York Times, zyrtarët amerikanë të inteligjencës besonin se biznesmenia kineze Alice Huang, e cila kishte pasur një marrëdhënie të afërt me Huangun, ishte spiune e Ministrisë së Sigurisë Shtetërore të Kinës.

Jensen Huang tha se merrte "përgjegjësinë e plotë" për veprimet e tij dhe pranoi se kishte dështuar në përmbushjen e përgjegjësive ndaj punonjësve, bordit drejtues dhe aksionarëve të Nvidias.

Nvidia është një nga kompanitë më të mëdha në botë dhe konsiderohet thelbësore në prodhimin e pajisjeve që mundësojnë zhvillimin e teknologjive të reja të inteligjencës artificiale.

"Kam qenë jobesnik ndaj bashkëshortes sime. Veprimet e mia e kanë lënduar atë dhe fëmijët tanë. Nuk ka asnjë justifikim për atë që kam bërë. Më vjen thellësisht keq”, tha Huang. “Lidhur me shqetësimet për sigurinë kombëtare të ngritura në raportimet mediatike, bordi drejtues i Nvidias ka nisur një hetim të pavarur. Unë e mbështes këtë hetim dhe do të bashkëpunoj plotësisht. E dua vendin tonë dhe kompaninë tonë. Jam i përkushtuar për ta mbrojtur Nvidia-n dhe për të mbështetur sigurinë kombëtare të Amerikës. Jam krenar dhe mirënjohës që jam amerikan”.