Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Europas extreme Rechte distanziert sich von Trump und kritisiert den Krieg gegen den Iran.

Donald Trump

Foto: Associated Press

Politikanët e ekstremit të djathtë në Evropë kanë nisur të distancohen nga Donald Trumpi pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, por në pjesën më të madhe kanë shmangur kritikat e drejtpërdrejta ndaj vetë presidentit.

Ky ndryshim qëndrimi është i dukshëm, pasi shumë prej këtyre liderëve i kishin kremtuar lidhjet e tyre ideologjike me Trumpin pas fitores së tij në vitin 2024. Disa prej tyre kanë vizituar Ëashingtonin që atëherë dhe kanë marrë mbështetjen e aleatit të tij miliarder, Elon Musk.

Jordan Bardella, lideri i partisë franceze Tubimi Kombëtar”, e cila sipas shumicës së sondazheve mund të formojë qeverinë e ardhshme, mishëroi këtë ndryshim politik.

Mandati i dytë i Trumpit ishte më pak izolacionist sesa i pari, nga viti 2017 deri më 2021, ka thënë Bardella. 

“Ndërhyrja amerikane në lidhje me Iranin ka pasoja shumë të rënda për ekonomitë në mbarë botën, ka thënë ai, pa e përmendur Trumpin si përgjegjës për këtë ndërhyrje.

Edhe në Gjermani, Alice Ëeidel, bashkëkryetare e partisë së ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), ia atribuoi humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, luftës në Iran.

“Trumpi u kishte premtuar votuesve të tij se nuk do të ndiqte një politikë të jashtme ndërhyrëse... Ky premtim i pambajtur tani është kthyer për t'i ndjekur republikanët”, ka thënë ajo për portalin e lajmeve T-Online.

Trumpi e ka pranuar se lufta me Iranin kishte ndikuar në humbjet e partisë së tij, por ka shtuar se qëndronte pas vendimit të tij.

Në Itali, Matteo Salvini, lideri i partisë së ekstremit të djathtë Liga, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, ka thënë se “rezultati amerikan u ndikua mbi të gjitha nga luftërat, tensionet ndërkombëtare dhe rritja e kostos së jetesës, pasojat e të cilave rëndojnë drejtpërdrejt mbi familjet”.

“Shpresa është që ky votim të përshpejtojë përfundimin e konflikteve dhe rikthimin e paqes”, ka thënë ai.
Roberto Vannacci, ish-gjeneral italian që drejton partinë e ekstremit të djathtë “E Ardhmja Kombëtare (Futuro Nazionale)”, ka thënë se rezultati në SHBA tregoi rreziqet politike që sjell mosrealizimi i premtimeve elektorale.

Vannacci më parë kishte shprehur admirimin e tij për politikën nacionaliste të Trumpit, të njohur si “America First” (Amerika e Para), por më vonë e kishte kritikuar presidentin për politikën e jashtme.

“Trumpi nuk arriti t'i përmbushte pritshmëritë, nuk ishte në gjendje t'i jepte fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe nisi një luftë kundër Iranit”, ka thënë Vannacci për agjencinë e lajmeve ANSA.

Ai ka shtuar se rritja e çmimeve të energjisë, si dhe trazirat ekonomike dhe në tregjet financiare që pasuan, dëmtuan shtresën e mesme amerikane dhe kontribuuan në rezultatin zgjedhor.
Rupert Lowe, lideri i partisë së ekstremit të djathtë “Restore Britain”, gjithashtu ka fajësuar vendimin për sulmin ndaj Iranit për humbjen e republikanëve, duke e cilësuar atë si një “gabim katastrofik”.

“Çfarë ka arritur kjo luftë? Absolutisht asgjë me vlerë”, ka thënë ai.

Megjithatë, në një postim të gjatë në platformën X, Loëe nuk e ka përmendur me emër presidentin që e nisi luftën.

Lideri i partisë populiste të djathtë “Reform UK”, Nigel Farage, e ka pranuar të mërkurën se zgjedhjet kishin përfunduar me një “disfatë të plotë dhe dërrmuese” për republikanët, pavarësisht parashikimit të tij të mëhershëm se pritshmëritë për një fitore dërrmuese të demokratëve ishin të ekzagjeruara.

Farage, i cili e ka promovuar vazhdimisht miqësinë e tij me presidentin amerikan dhe vitin e kaluar ka vizituar Shtëpinë e Bardhë, i ka thënë televizionit GB Neës se tani ekziston “mundësia” e një përçarjeje mes Trumpit dhe zëvendëspresidentit JD Vance.