Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Ramadani: Über fünfeinhalb Jahre wurden Stromkosten in Höhe von 1 Milliarde und 55 Millionen Euro übernommen, die Regierung muss zur Rechenschaft gezogen werden.

Ramadan-Ressource

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se për pesë vjet e gjysmë Kosova ka shpenzuar 1 miliard e 55 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike.

Ramadani, gjatë debatit për energjinë në Kuvendin e Kosovës e cila u thirr me iniciativë të tyre, ka kërkuar nga Qeveria që të japë llogari për situatën në sektorin e energjetikës, duke kritikuar mungesën e planifikimit, vonesat në investime dhe mosrealizimin e objektivave.

“Për pesë vjet e 10 muaj, rryma është blerë edhe shumë, edhe shtrenjtë. 1 miliard e 55 milionë është blerë rrymë për këto pesë vjet e gjysmë. Me 1 miliard pothuajse ishte ndërtuar një termocentral. Dhe pyetja është pse nuk është ndërtuar?”, ka thënë Ramadani.

Ai ka kritikuar Qeverinë për vendimin për mbylljen e projektit të termocentralit të ri, duke thënë se kjo, sipas tij, e ka rritur varësinë e Kosovës nga importi i energjisë.

“Kjo qeveri prej vendimeve të para e ka mbyllur projektin e termocentralit të ri. E ka mbytur mundësinë që Kosova të ketë rrymë të mjaftueshme për vete. E ka hapur derën për të blerë rrymë. Edhe ndërprerja e kontratës me ‘ContourGlobalin’. Shifrat janë të tmerrshme, e papërgjegjësia është e pafalshme”, ka deklaruar ai.

Ramadani ka thënë se varësia nga importi e ka ekspozuar Kosovën ndaj luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe rajonale, ndërsa ka kërkuar që Qeveria të sqarojë se çfarë masash ka ndërmarrë për rritjen e prodhimit vendor, modernizimin e kapaciteteve ekzistuese dhe krijimin e burimeve të reja të qëndrueshme të energjisë.

Ai ka përmendur edhe blerjen e energjisë në ditën e kaluar, duke thënë se janë shpenzuar 938 mijë euro për import të rrymës.

“Dje është blerë rrymë 938 mijë euro dhe mund të jetë një prej ditëve më së paku që ka kushtuar. Qytetari i Kosovës nuk mund të vazhdojë të përballet me pasiguri energjetike dhe rritje të shpenzimeve”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, Ministria përgjegjëse duhet të japë llogari dhe të tregojë se çfarë masash do të ndërmarrë për të shmangur përsëritjen e problemeve të njëjta, veçanërisht gjatë dimrit.

Lesen Sie andere Updates
Versammlung des Kosovo – 13. November 2026

Die Energiedebatte beginnt