Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

KLA OVL: Die EU sagt lediglich: „Haltet uns nicht davon ab, die Anführer zu verurteilen, denn wir werden sie im Berufungsverfahren freilassen.“

OVL der UCK

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se shumë ambasadorë të huaj dhe Bashkimi Evropian, në përpjekje për ta menaxhuar pakënaqësinë qytetarë për Gjykatën Speciale, ka thënë se me 16 shtator nuk përfundon gjithçka sepse palët e kanë edhe instancën e Apelit.

Sipas OVL UÇK-së, vetëm sa nuk po e thonë direkt që në Apel do t’i shpallim të pafajshëm andaj mos na pengoni t’i dënojmë një herë.

“Shumë ambasadorë të huaj, sikurse dje edhe BE-ja, në përpjekje për t’i menaxhuar pakënaqësitë qytetare lidhur me Gjykatën Speciale, po thonë: më 16 shtator nuk përfundon gjithçka, sepse palët e kanë Apelin. Veç çka nuk po thonë direkt: “Mos na pengoni t’i dënojmë një herë, sepse në Apel i shpallim të pafajshëm”. Kjo është një lojë e pistë politike me shkallët e drejtësisë. Gjykata Speciale, që nga fillimi, u ka raportuar diplomatëve, sepse është krijuar dhe mbështetur prej tyre. Ajo nuk ka vepruar asnjëherë si një institucion i pavarur i drejtësisë”, ka thënë OVL UÇK-ja.

Tutje është thënë se Serbia nuk e pret Apelin dhe se menjëherë do ta përdorë një vendim të tillë në OKB, në diplomaci e në përpjekjet e saj për ta delegjitimuar Kosovën si shtet.

“Bashkësia ndërkombëtare e ka tradhtuar besimin e Kosovës, sepse ia ka tjetërsuar misionin dhe qëllimin Gjykatës Speciale. Ajo nuk duhet ta humbasë edhe atë që ka mbetur mes nesh. Vendimi i padrejtë nuk sjell paqe, por konflikt. Dhe kushdo që sot po luan me këtë zjarr, nesër nuk mund të thotë se nuk e dinte çfarë po bënte. Drejtësia nuk mund të jetë e drejtë vetëm në fund. Ajo duhet të jetë e drejtë qysh në fillim. Prandaj, APELI që veteranët e UÇK-së ia drejtojnë BE-së dhe ambasadorëve të huaj është që të mos bëjnë politikë me vendimin e 16 shtatorit në Gjykatën Speciale”, është thënë mes tjerash.