Deputetët e opozitës në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes kanë kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) sqarime për rastin e lëndimit të një ushtari gjatë një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë, më 23 nëntor 2026, raporton Ekonomia Online.
Kjo kërkesë ka nxitur diskutime mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, të cilët kanë pasur qëndrime të ndryshme lidhur me mënyrën se si Komisioni duhet ta trajtojë rastin dhe çfarë informacioni duhet të kërkojë nga institucionet përgjegjëse.
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka propozuar që Komisioni t’i drejtohet me shkrim ministrit të Mbrojtjes, duke kërkuar auditim dhe hetim të plotë për incidentet e publikuara, përfshirë edhe çështjen e municionit, nëse lëndimi ka ndodhur për shkak të tij.
“Mendoj që është me rëndësi me pa komisioni, mendoj që na duhet me i bë një kërkesë Ministrit të Mbrojtjes, në lidhje me incidentet e publikuara tashmë, të ushtarëve të FSK-së, mendoj që kërkesa jonë duhet të jetë tepër e qartë, duhet të ketë auditim dhe hetim të plotë, për atë se kush i ka blerë, nëse është problemi te municioni, kush e ka blerë municionin, kush e ka bë kontrollin e cilësisë, dhe kush e lejon për përdorim. Pra, kjo mund të jetë kërkesë me shkrim, mund të jetë jo patjetër thirrje për raportim, sepse besoj që komisionit i duhet një qartësi për veprimet e marra, thjesht dhe qartë. Ne nuk duhet të presim që dikush ta humbë jetën në FSK për shkaqe të tilla që pastaj të veprojmë. Pra, besoj që ne si komision duhet të jemi të tillë që pastaj të veprojmë”, tha ai.
Kryetari i Komisionit, Mefail Bajqinovci, tha se lëndimet gjatë trajnimeve mund të ndodhin, duke iu referuar edhe takimit që Komisioni kishte zhvilluar me komandantin e FSK-së dhe ministrin e Mbrojtjes.
Ai u shpreh i gatshëm që për rastin të kërkohen sqarime nga institucionet përkatëse.
“Ndodhin këto probleme, ama të thuhet që të bëhet hetim për çështjen e trajnimeve, sepse gjithmonë do të ketë lëndime. Këtë na e ka thënë edhe komandanti i FSK-së, edhe ministri i Mbrojtjes gjatë takimit të cilin e kishim. Por ne këtu si komision mund të interesohemi dhe të pyesim ministrin e Mbrojtjes për këtë çështje, por edhe komandantin e FSK-së”, tha Bajqinovci.
Ramadani më pas tha se ishte keqkuptuar nga deputetët e pozitës, duke sqaruar se qëllimi i tij ishte të kërkonte informata nëse kontrollet ndaj municionit dhe pajisjeve bëhen rregullisht.
Deputeti i VV-së, Sali Zyba, kundërshtoi atë që e konsideroi si përcaktim të veprimeve që duhet të ndërmarrë Ministria e Mbrojtjes, duke thënë se Komisioni mund të kërkojë informacione, por jo të udhëzojë institucionet për mënyrën se si duhet të veprojnë.
“Ne mundemi me i bë pyetje Ministrisë, por jo me tendenca se çfarë me bë ministria”, tha ai.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, tha se është e rëndësishme që institucionet të japin sqarime për rastet e përsëritura, por vlerësoi se çështjet e kontrollit dhe mirëmbajtjes së municionit duhet të trajtohen përmes procedurave standarde operative dhe mekanizmave të brendshëm të FSK-së.
“Është shumë me rëndësi, domethënë, që jo të hetohet, se fjala e hetimit është, po janë procedura standarde operative. Dhe tash duhet të rishikohet që ky municion, domethënë, që po ndodhin si shpesh, ekspertët ta vlerësojnë se në çfarë gjendje, në çfarë kushte janë duke u mirëmbajtur ato, a janë me standarde tamam çfarë duhet të jenë, dhe këto i kanë organet brenda përbrenda që mundet. Që duhet një sqarim si komision me ardhë prej ministrisë. Edhe prej FSK-së është shumë me rëndësi. Me rëndësi edhe për neve, por edhe për opinionin. Po ato standarde të procedurave, standarde që i kanë brenda përbrenda institucionit, neve nuk është e jona që ne realisht të përfshihemi në atë proces. Por që të lypim sqarim rreth këtyre çështjeve, se nuk është hera e parë, tash, domethënë, po ndodhin shpesh, edhe është shumë me rëndësi që ta kemi qysh me dhënë informacionin prej dorës së parë”, tha ai.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se kërkesa për sqarime është e arsyeshme, duke theksuar se përsëritja e incidenteve përbën shqetësim për anëtarët e Komisionit.
“Mos e merrni çdo kërkesë tonën si tendencioze në këtë komision. E shoh shumë të arsyeshme, janë çështje që ndodhin, por kur çështjet përsëriten, është shqetësim për ne”, tha Musliu.
Zyba, në një ndërhyrje tjetër, tha se Komisioni duhet të kërkojë informata për rastet, por jo të ndërhyjë në procedurat e brendshme të institucioneve të sigurisë.
“Pra, nuk mjafton me thënë ‘nuk po e thirrni ministrin pe kursejmë’. E po e mësojmë çka me bo atje. Nuk është qashtu. Kjo është tendenca që fshihet pas qëllimit që e pat Burimi. Prandaj po them, ne për shkak të incidenteve dhe, edhe të ngjarjeve dhe të obligimeve, kemi shku në vizitë. Kemi bo edhe vizitë, edhe pyetja jote ka qenë e mirëpritur edhe prej neve. Si ka ardhë radha, se të njëjtën çështje kishim me bo edhe ne. Unë jam me kërku informatë, veç kaq është puna jonë. Unë jam me kërku informatë, veç kaq është puna jonë. Përvojat jo të mira mos na sill këtu”, tha ai.
Pas diskutimeve, kryetari i Komisionit, Mefail Bajqinovci, tentoi të lexojë njoftimin që FSK-ja kishte publikuar lidhur me rastin.
Megjithatë, deputetët e opozitës kërkuan që njoftimi të mos lexohej, me arsyetimin se ai tashmë ishte publik dhe se Komisioni duhet të marrë sqarime të drejtpërdrejta nga Ministria e Mbrojtjes.
Sipas njoftimit të FSK-së, një pjesëtar i kësaj force është lënduar më 23 nëntor 2026 gjatë një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Die Sicherheitskräfte des Kosovo haben Einzelheiten zu der Verletzung eines Soldaten während einer Übung auf dem militärischen Übungsgelände im Dorf Babaj in Boka mitgeteilt.
Es wurde bekannt gegeben, dass die Umstände des Vorfalls von den zuständigen Stellen gemäß den institutionellen Verfahren untersucht werden.
Laut einer Pressemitteilung der KSF-Informationsdirektion erlitt er leichte Verletzungen und wurde unmittelbar nach dem Vorfall erstversorgt. Er befindet sich weiterhin in medizinischer Behandlung und sein Zustand ist stabil.