Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Die Kosovo-A3-Einheit nimmt den Betrieb wieder auf

Foto: Alban Bujari / Koha

Foto: Archiv

Foto: Alban Bujari

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se është rikthyer në operim njësia A3 e termocentralit Kosova A. 

Njësia është kthyer në orët e para të mëngjesit, pasi janë kryer ndërhyrjet teknike dhe sanimet e problemeve të evidentuara. 

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se, pas përfundimit me sukses të ndërhyrjeve teknike dhe sanimit të problemeve të evidentuara, njësia A3 e TC Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik në orët e para të mëngjesit dhe aktualisht është në operim të rregullt, me gjendje stabile. Rikthimi i njësisë në operim është rezultat i angazhimit intensiv, profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipeve teknike, të cilat vepruan me efikasitet për eliminimin e problemeve dhe rikthimin e njësisë në funksion”, ka njoftuar KEK.