Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Die Sanierung der Straße zwischen Fushë-Kosovo und Graçanica beginnt

Die Sanierung der Straße zwischen Fushë-Kosovo und Graçanica beginnt

Ka nisur rehabilitimi i rrugës në fshatin Uglar. Me gjatësi 2.8 kilometra kjo rrugë lidh Fushë-Kosovën me Graçanicën.

Autoritetet presin që ky projekt të ndikojë në shkarkim të trafikut të kryeqytetit.

“Nëpërmjet kësaj rruge e cila e mban emrin e dëshmorit të kombit, veprimtarit patriot e luftëtarit të paepur, Agron Rrahmanit, ne i ndihmojmë qytetarët, pra njerëzit e familjet, por gjithashtu edhe bizneset, e rrisim sigurinë, e zvogëlojmë kohën, por gjithashtu edhe e zvogëlojmë stresin në trafik i cili është ndër problemet e mëdha që kanë njerëzit anembanë Kosovës e në veçanti në regjionin e Prishtinës, ku janë këto dy komuna, pra Fushë Kosova edhe Graçanica”, ka thënë kryeministri Albin Kurti nga ceremonia e nisjes së punimeve.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, kostoja e gjithmbarshme është 1 milion e 320 mijë euro, prej të cilave 1.1 milion janë ndarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërkaq 220 mijë euro nga Komuna e Fushë Kosovës.