Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” për të diskutuar lidhur me trajtimin e vdekjes së Astrit Deharit nga Prokuroria, 10 vjet pas vdekjes së tij.
Pse pas kaq shumë vitesh hetime e raporte edhe ndërkombëtare prokuroria ende nuk po arrin të nge aktakuzë për vdekjen e Deharit?
Përse as raporti i institutit zviceran nuk i jep një përgjigje kësaj vdekje?
Edhe sa gjatë mund të mbetet si rast i hapur për Prokurorinë?
A ka prova e dëshmitarë të ri që janë marrë në pyetje viteve të fundit?
Si janë trajtuar dëshmitë kundërthënëse të autoriteteve atë kohë?
Çka është diskutuar në takimin e fundit mes Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi dhe familjarëve të Deharit?