Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Der Kommandeur der Kosovo-Sicherheitstruppe wurde von der Nationalgarde von Iowa ausgezeichnet.

Baschkim Jashari

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharim është dekoruar me medaljen e arritjeve të larta të Gardës Kombëtare të Iowas dhe me urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë. 

Lajmi është bërë i ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës, që në Facebook ka postuar videon e dekorimit. 

“Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, dekoroi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë”, është njoftuar nga FSK.