Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Die Namen der Betrugsgruppen bei der Matura-Prüfung sind verschleiert.

Die Namen der Betrugsgruppen bei der Matura-Prüfung sind verschleiert.

Është mbajtur testi i maturës shtetërore në gjithsej 55 qendra testimi me fillim nga ora 10:00. Kësaj radhe testit iu nënshtruan ata që s’e kaluan për herë të parë. Njësoj sikurse vitet paraprake sërish testi u shpërnda në grupe në Viber.

Me emra shtetesh larg Kosovës, u kamufluan grupet e testit të maturës ku edhe kësaj here testi rrodhi online pak pas orës 10:00, koha ku nisi testimi. “Amerika”, “Kanada” e të tjera ishin emrat që u vendosën këtë herë në grupet e kopjimit.

E këtë herë, Ministria e Arsimit ka njoftuar se nga testi janë përjashtuar 18 nxënës. Sipas njoftimit zyrtar, ata u kapën me telefona.

Të shtunën qe mundësia e dytë për ta kaluar testin, ata që dështuan herën e shkuar.

E një nxënës kësaj here shpreson ta kalojë testin, pasi herën e parë nuk pati mundësi as t’i nënshtrohej atij.

“Mirë ka shkuar testi. Testi ke ashtu i vështirë.... herën e parë ma kishin shkruar te eKosova emrin gabim dhe tani me afat të dytë...Jo me kopju s’na kanë lanë hiç, na këqyrshin mirë, s’kemi mundur të kopjojmë. Po besoj që e kaloj”, ka thënë nxënësi Sead Vezdikllar.

Për një tjetër testi nuk ishte edhe aq i vështirë, e procesin e ka vlerësuar të thjeshtë.

“Rregullat ishin super. Profa nuk ishte i vështirë. Letërnjoftimin u dashtë me ia tregu. Shpresoj ta kaloj”, ka thënë ai..

Sa i përket mbarëvajtjes, për drejtorin e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë,  Betim Sylejmani, çdo gjë shkoi mirë. Sipas tij, nuk pati ndonjë parregullsi.

“Testit iu kanë nënshtruar 150 nxënës, gjithsej rreth dhjetë salla të testimit. Gjithçka ka qenë në rregull sa i përket çështjeve organizative, tashmë edhe veç ka përfunduar provimi. Inspektoratin e Arsimit e kemi pasë. Që nga fillimi i testit kanë qenë prezentë, po ashtu edhe komisioni i maturës në kuadër të kësaj qendre, nuk ka pasur ndonjë evidentim apo ndonjë shkelje nga administruesit apo nga komisioni dhe po mendoj që ka qenë në rregull”, ka thënë Sylejmani.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në afatin e dytë përmes platformës eKosova, kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë për provimin e maturës, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime.

Testi u mbajt në gjithsej 55 qendra testimi dhe zgjati dy orë e gjysmë.

Provimit të parë të Maturës iu nënshtruan sivjet rreth 19 mijë maturantë më 20 qershor. Në tentimin e parë e kaluan 13 mijë e 318 maturantë. 45 ishin penalizuar duke u larguar nga testi, për shkak të përfshirjes në kopjim.

Kopjimi tashmë është fenomen i zakonshëm në testet e maturës dhe të arritshmërisë. Ai kryesisht kryhet përmes grupeve të mëdha në “Viber”.

Egzona Mema