Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Hyseni: Nach dem 30. Mai wird Albanien nie wieder dasselbe sein.

Wach auf, Hyseni

Zgjim Hyseni nga Instituti Progres ka thënë se qysh nga organizimi i protestave në Shqipëri që u quajt “flamingo” është parë kreativiteti i masës sepse grumbullimi i tyre u bë pa asnjë organizator.

Sipas Hysenit kjo ndoshta është tregues që shoqëria atje mund ta kalojë binomin Berisha-Rama (Sali Berisha dhe Edi Rama) si dy liderët e partive të vetme që kanë udhëhequr prej vitesh.

“Jam i bindur se prej datës 30 maj Shqipëria më nuk është njëjtë. Kjo vërehet së pari nga mënyra si ka ndërruar disponimi. Unë besoj se shoqëria shqiptare mundet më në fund të kalojë binomin Berisha-Rama. Në një plan afatmesëm besoj se atje do të duhej të dërgohej. Që nga protestat për ‘flamingot’, është parë kreativiteti i masës sepse ka qenë e paparamenduar ndoshta që të mblidhen në atë masë të gjithë ata protestues pa asnjë organizator. Prandaj po them nganjëherë e reja vjen edhe në formë të re”, ka thënë Hyseni në “Konfront” në KTV.

Hyseni ka shtuar gjithashtu se protesta në Shqipëri dallon me ato të fundit në Kosovë ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së dhe kërkesës që të votohen ndryshimet në Ligjin për Specialen.

“Dallimi me protestat në Kosovë, se po e shoh që po tërheqin paralele, në fakt asgjë e njëjtë nuk është. Çka mendoj se e bën më bashkëkohore atë që po ndodhë në Shqipëri është se ‘flamingo’ nuk ka nisur nga mohimi në krye dhe ka pasur dimensionin e vetë kreativ”, ka shtuar Hyseni.

Lesen Sie andere Updates
Konfrontieren

LIVE: Wohin werden die Proteste in Albanien reichen?