Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Haziri: Wenn der Präsident heute nicht gewählt wird, gehen die Proteste weiter – wir werden euch bei Kampagnen und Kundgebungen begleiten.

Befreiung Haziri

Çlirim Haziri nga platforma “Jo në emrin tim” ka paralajmëruar se protesta nuk do të ndalet nëse nuk zgjidhet sot çështja e presidentit me ç’rast vendi do të shkonte në zgjedhje.

Haziri me të nisur protesta në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, ka thënë se nuk do të lejojnë që të ketë fushatë e as tubime të zakonshme po që se uk arrihet marrëveshje për presidentin. 

“Sot është dita e fundit, është ora e fundit, prandaj sot nga ky shesh ju drejtohem deputetëve që janë aty brenda, kanë mbetur edhe pak orë, po ju lutemi të bëheni bashkë e të gjeni forcën të jeni njerëz para se të jeni numra partie. Mos e shkelni gjakun e Zahir Pajazitit, mos e shkelni gjakun e Fehmi Lladrovcit, Luan Haradinajt, familjes Jashari, mos e shkelni gjakun e dëshmorëve por votojeni atë ligj. Nëse ju sot e zgjidhni heshtjen, nëse ju sot e dërgoni vendin në zgjedhje vetëm për ta lënë të pambrojtur UCK-në, atëherë dijeni se kjo protestë nuk përfundon sot, nëse e rrëzoni këtë ligj ne do t’ju ndjekim këmba-këmbës. Nuk do të ketë fushatë e as tubime për ju. Kjo masë do t’ju ndjek si hije”, ka thënë Haziri. 

Ai më tej ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, për dhunë ndaj protestuesve nëpërmjet Policisë.

“Dita e djeshme zbuloi fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, dje ra edhe perdja e fundit. Rinia e këtij vendi hodhi fishekzjarrë në shenjë proteste, por mori përgjigje shkopin e pushtetit. Me urdhër të Albin Kurtit e Xhelal Sveclës dje u gjakosën sheshet e Prishtinës, u rrahën qytetarët, u goditën familjarët e dëshmorëve, por më e dhimbshmja, u rrahën pamëshirshëm veteranët e UCK-së. U gjakosën luftëtarët e lirisë, sepse dolën në këtë shesh dhe thanë UÇK. Dje Albini e Xhelali kthyen forcat e rendit në një mjet qorr, në një shkop gome për të mbrojtur pazaret e tyre me gjakun e UCK-së. Por sot unë dua t’iu drejtohem atyre policëve shqiptarë që dje u detyruan të ngrenë dorë mbi çlirimtarët: Ne kemi marrë vesh se çfarë presioni po ju bën kjo qeveri”, ka thënë ai.

E përfaqësues të tjerë të kësaj platforme kanë thënë se do të protestojnë para Kuvendit derisa të thirret seanca për kalimin e Projektligjit në lexim të dytë. 

Lesen Sie andere Updates
LIVE: Entscheidender Tag für den Präsidenten, Spannungen für die Sondersendung

LIVE: Entscheidender Tag für den Präsidenten, Spannungen für die Sondersendung