Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Halilaj: Der Haushaltsentwurf für 2027 ist diskriminierend

Durim Halilaj

Durim Halilaj, drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës, ka thënë se Projektbuxheti i vitit 2027 i miratuar nga Qeveria është diskriminues dhe se me të nuk do të ketë zhvillim ekonomik. 

Halilaj në “Konfront” të KTV-së ka thënë se në këtë projektbuxhet investimet kapitale janë vetëm në kategorinë e tretë. 

“Rrjedhimisht nëse vlera e Projektbuxhetit është 4.2 miliardë euro, atëherë 3 miliardë euro shkojnë në shpenzime operative rrjedhëse. Pjesa prej 1 miliard euro e investimeve kapitale, e shohim edhe në vitin 2026 ishte afërsisht e tillë...Nëse e shohim orientimin e këtij projektbuxheti, ky është buxhet konsumues. Zhvillim ekonomik nuk ka. Rritja ekonomike e Kosovës që parashihet vitin 2026 dhe që ishte në vitin 2025, sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ishte 3.3 përkatësisht 3.6”, tha Halilaj. 

Ai ka thënë se shkalla e inflacionit tashmë është 7.8 dhe se rritja e koeficientit të pagave për nëpunësit publikë për 10 euro, që do të jetë nga 1 korriku, do të shkojë te inflacioni. 

Ai ka thënë se e sheh diskriminues, pasi nuk flitet fare për privatin. 

“Nuk është në rregull, pavarësisht se më 1 korrik parashihen të rritet pagat e shërbyesve publikë, e të merret paga e 13 nga janari. Prej kujt po i marrin paratë? Prej sektorit privat. A po diskuton kush për sektorin privat? A ka punëtorë në sektorin privat? Pse të mos kenë edhe ata pagë të 13-të? Qeveria nuk e ka orientuar absolut këtë temë. Kam pritur se duhet të ketë barazi”, tha Halilaj. 
 

Lesen Sie andere Updates
konfront

LIVE: Prioritäten des Haushaltsplans 2027