Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Gashi: Die LDK sollte sich an die Bedenken der Europäischen Kommission erinnern, als sie Millionen an „Wirtschaftsbosse“ vergab.

Lisa Gashi

Foto: Driton Pacharada

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi ka thënë se pavarësisht bllokadës së gjatë institucionale, Kosova megjithatë shënoi përmirësim në disa fusha siç përmendet në Raportin e Progresit.

Gashi ka përmendur reformën në administratën publike për të cilën ka thënë se janë shtuar shërbimet elektronike nga 21 në 330 sosh. Sipas Gashit qytetarët nuk presin më të dera për këto shërbime por i kryejnë në mënyrë digjitale.

“Për ta kuptuar progresin e Kosovës është mirë ta dimë ku kemi qenë, ku jemi dhe ku aspirojmë të shkojmë. Disa shembuj konkretë, kur flasim për digjitalizimin në administratën publike, e dini ju se në vitin 2021 Kosova ka pasur 21 shërbime elektronike, sot ka mbi 330 shërbime elektronike. Po flasim për një progres i cili Kosovën në kontekstin e progresit të administratës publike e specifikon me përmirësim të dukshëm. Kemi kaluar nga një administratë ku duhej të pritej te dera, te një administratë që i ofron shërbimet virtualisht për secilin qytetarë kudo që është në Kosovë e diasporë”, ka thënë Gashi.

Gashi iu është drejtuar deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës duke thënë se në vitin 2020, Komisioni Evropian kishte ngritur shqetësimin për kriteret dhe transparencën për mbështetje ekonomike. 

Sipas deputetes së LVV-së, ajo ka qenë koha kur LDK-ja ishte në qeverisje dhe ndante miliona euro për “bossat e bizneseve”.

“Po flasim pak për politikat e punësimit dhe mbështetjen ekonomike. A ju kujtohet të dashur deputetë të LDK-së viti 2020. Në vitin 2020 Komisioni Evropian ka ngritur shqetësimin për kriterin dhe transparencën e skemave të mbështetjes ekonomike, a ju kujtohen 60 milionë e 200 milionë që u jepnit ‘bossave’ të mëdhenj të biznesit. Krahasuar me atë që e keni lënë ju në vitin 2020, ne sot në progres e kemi një platformë e cila thirret Superpuna. Sipas raporti të vitit 2026, programi Superpuna ka rreth 20 mijë përfitues, e 70% e tyre kanë mbetur në punë”, ka thënë Gashi gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Raportin e Progresit për Kosovën.

Gashi ka përmendur edhe fushat në të cilat Kosova ka shënuar përmirësim sipas raportit në fjalë.

“Ne duhet të dallojmë dy vlerësime të Komisionit Evropian, e para është niveli i përgjegjësisë dhe përgatitjes. Niveli i përgatitjes tregon sa afër jemi me standardet evropiane dhe niveli i progresit e mat kohën 12 mujore të periudhës raportuese, atë të bllokadës institucionale të cilën secili prej jush e dini shumë mirë. Pavarësisht bllokadës, raporti nuk konstaton rënie në nivelin e përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë të vetme, përkundrazi. Vlerësimi për ritmin e progresit është përmirësuar në reformën e administratës publike, drejtësi, liri dhe siguri, statistika, lëvizja e lirë e kapitalit, shërbimet financiare, politikën rajonale, menaxhimin e fondeve të BE-së dhe lirinë e shprehjes”, ka thënë Gashi.

Lesen Sie andere Updates
Versammlung am 11. November

Das Parlament hält eine Sondersitzung zum Bericht der Europäischen Kommission über Kosovo ab.

Die Versammlung des Kosovo hält eine außerordentliche Plenarsitzung ab, in der der Bericht des Ausschusses erörtert wird...