Një pjesë e madhe e Prishtinës do të mbetet pa furnizim te ujë gjatë së martës si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se defekti është evidentuar në një gyp me diametër 350 milimetra.
Ekipet teknike pritet të ndërhyjnë për sanimin e problemit, ndërsa furnizimi me ujë do të mbetet i ndërprerë deri në përfundimin e punimeve dhe riparimin e defektit.
Nga kompania nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë ndërprerja e furnizimit me ujë.
“Ju njoftojmë se sot kemi një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë. Si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit të Prishtinës do të mbetet pa ujë deri në sanimin e problemit. Defekti është në një gyp me diametër 350 mm. Ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e defektit”, thuhet në njoftim.