Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Çitaku, Spezial: Wie Serbiens 2.356 Dokumente im Prozess gegen ehemalige UÇK-Führer verifiziert wurden

Vlora itaku

Foto: Driton Pacharada

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se rreth 2.356 dokumente nga Serbia u pranuan si prova në Gjykatën Speciale në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se dëshmitë e zyrtarëve të lartë të NATO-s, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe OKB-së nuk morën peshën që meritonin në aktgjykimin e 16 shtatorit. 

Ka shtuar se pas gjashtë vjetësh paraburgim për ish-krerët e UÇK-së, Specialja ka zgjedhur të tregojë se u shërben tri shujta në ditë dhe se ata kanë të drejtë të dalin në ajër të pastër.

“2.356 dokumente nga Serbia në dosje, ajër i pastër dhe tri shujta në ditë në komunikatë. E morëm vesh, Speciale, sa herë në ditë shtrohet sofra në Hagë. Tani na tregoni si u gatua kjo padrejtësi. Po, e lexuam menynë. Tani të flasim për dosjen dhe drejtësinë.   Si u verifikuan ato 2.356 dokumente të ardhura nga Serbia, shteti që ende e quan UÇK-në organizatë terroriste? Çfarë mundësie pati mbrojtja për t’i kundërshtuar? Zyrtarët ndërkombëtarë që kishin qenë të angazhuar drejtpërdrejt në Kosovë u dëgjuan në sallë. Kur erdhi puna te aktgjykimi, dëshmitë e tyre u zhvlerësuan. Pse? Si?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, në të njëjtin proces u pranuan 164 deklarata me shkrim, pa i dhënë mbrojtjes mundësinë t’i merrte në pyetje personat që i kishin dhënë. 

Ka shtuar se rreth 2.000 prova u pranuan pasi prokuroria e kishte mbyllur paraqitjen e rastit të saj. 

“Dhe pastaj vjen abuzimi me njerëzoren. Hashim Thaçi nuk u lejua t’i jepte lamtumirën e fundit babait të tij. Vëllezërve u mohohet takimi me vëllezërit e tyre, në derë të shtëpisë. Por Specialja po na kujton me përpikëri se ka dhjetë ditë vizitash në muaj. Sa ditë i duhen një djali për të marrë pjesë në varrimin e të atit? Vetëm një. Pikërisht atë ditë ia mohuat. Kur vetë Gjykata ka konstatuar gabime në rastet e Pjetër Shalës dhe Salih Mustafës, duke rrëzuar në apel disa prej gjetjeve të fajësisë në rastin e Shalës dhe duke ulur dënimin në rastin e Mustafës, kërkesa për një analizë të pavarur të aktgjykimit të 16 shtatorit është e domosdoshme”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka deklaruar se shteti dhe shoqëria nuk duhet të zmbrapsen.

“Do ta çojmë përpara ligjin për mbrojtjen e çlirimtarëve tanë, do ta zbatojmë strategjinë shtetërore për apelin dhe do të lobojmë e ta ngremë zërin anembanë botës.  Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që e vërteta të triumfojë në apel”, ka shkruar ajo.