Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

EU kritisiert den „stark polarisierten“ Diskurs der Politiker

VERSAMMLUNG

Foto: Driton Pacharada

Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën ka evidentuar një varg problemesh, të cilat kanë shoqëruar organin legjislativ gjatë këtij viti. Sipas vlerësimit evropian, Kuvendi ka ushtruar kompetencat e tij në mënyrë tejet të kufizuar. Në raport është përmendur edhe mungesa e bashkëpunimit e diskursi polarizues

Koalicioni qeverisës në Kuvend, pavarësisht shumicës, nuk ka bashkëpunuar me opozitën, e kësisoj janë bllokuar reformat kyç për integrimin në Bashkimin Evropian, ka konstatuar Komisioni Evropian, në raportin për Kosovën.

Krahas kësaj, në raport evidentohet se mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit ka qenë dukshëm e kufizuar, derisa kritika janë adresuar edhe sa i përket mënyrës së hartimit të legjislacionit.

“Procesi i hartimit të ligjeve ishte shpesh i paparashikueshëm dhe jo mjaftueshëm gjithëpërfshirës, me konsultime të kufizuara me palët e interesit, integrim të dobët të kontributit të shoqërisë civile dhe përfshirje jo të njëtrajtshme të perspektivës gjinore”, thuhet në raportin e publikuar të mërkurën.

Në përgjithësi, sipas vlerësimit të BE-së, Kuvendi ka ushtruar kompetencat e tij në mënyrë “tejet të kufizuar”.

Bllokada politike, thuhet në dokument, ka çuar në pezullimin “pothuajse të plotë” të veprimtarisë parlamentare.

Mes tjerash, në raport thuhet se diskursi politik mbetet shumë i polarizuar, me raste të retorikës diskriminuese, gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës seksiste.

“Nxitja e një dialogu politik konstruktiv në të gjithë Kuvendin, forcimi i respektimit të rregullave procedurale, përmirësimi i cilësisë së legjislacionit dhe i procesit të konsultimit, si dhe fuqizimi i funksioneve mbikëqyrëse janë thelbësore për rikthimin e rolit të Kuvendit në qeverisjen demokratike dhe integrimin në BE”, theksohet në raport.

Me gjithë përfaqësimin e grave në Kuvend mbi kuotën e paraparë, sipas BE-së, duhet përpjekje e vazhdueshme për të forcuar pjesëmarrjen e tyre politike.

Në raport, është rekomanduar që Kuvendi të procedojë urgjentisht me emërimin e sekretarit të Përgjithshëm, si dhe me emërimet në institucionet kryesore të pavarura.