Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Bajrami fragt die Regierung: Wo sind die 800 Kilometer Straßen, die während der Amtszeit gebaut wurden?

Geben Sie Eid ein

Foto: Driton Pacharada

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se në raportin e publikuar nga Qeveria e Kosovës për të arriturat e Qeverisë Kurti 2, rrugët e pakryera paraqiten si kursime e investimet e planifikuara si suksese. 

Bajrami në një postim në Facebook ka sfiduar Qeverinë që ta publikojë listën e rrugëve të kryera, gjitha kilometrat dhe po ashtu detajet se kush i ka financuar ato. 

“Ata që janë sot në rrugë e shohin vetë çfarë mirëmbajtjeje po marrin. Rrugë me borë gjithandej, e në shumë prej tyre s’po shihet kush duke i pastruar. 800 kilometra rrugë të ndërtuara gjatë mandatit. Këtu e sfidoj Qeverinë. Publikojeni listën, rrugë për rrugë, me kilometrat, datën e përfundimit dhe kush e ka financuar secilën. Të shohim sa kilometra i ka ndërtuar Qeveria, sa janë bashkëfinancuar dhe sa i kanë shtruar vetë komunat. Komunat marrin vetëm rreth 21% të buxhetit të përgjithshëm dhe punën që e kanë bërë me buxhetin e tyre, le t’ua njohim atyre. ''800 km''. Publikojeni listën!” – ka shkruar Bajrami në Facebook.