Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar hyrjen në rend ditë vendimi i PZAP për rinumërim të votave në Prishtinë dhe Prizren.
Rrustemaj këtë vendim e ka quajtur politik dhe skandaloz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Vendimi i PZAP është skandaloz, tërësisht politik. Nuk ka bazë politike që synon suspendimin e vullnetit të votuesve dhe zgjedhjeve. S’ka pasur vërejtje me ditën e zgjedhjeve nga komisionarët. Është absurd kur bëhet fjalë për rinumërimin e votave me postë dhe me kusht që ende s’janë numëruar. Qysh ka mundësi me urdhërua KQZ me rinumëru diçka që nuk është numëruar. Kërkoj nga QNR që të vazhdojë numërimin e votave me kusht qysh ka qenë i planifikuar. Nuk mund ta fusim ne rend dite kur vendimi është i apelueshëm në Gjykatën Supreme”, tha Rrustemaj.
Ndërsa Ilir Gashi nga PDK tha se vendimi i PZAP duhet të hyjë në rend dite e njëjtë propozoi edhe Sami Hamiti nga LDK.
Ndërsa kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se nuk ka nevojë për presion nga askush.