Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij në qendrat ku garon ka mbi një mijë komisionarë dhe mbi 3 mijë vëzhgues.
“Deri tani nga informatat që kemi procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt. Jemi të bindur se qytetarët sot në mënyrë masovike do t’i përgjigjen votimit. Jemi të lumtur që procesi ka filluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente”, tha Abdixhiku, shkruan KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi njoftoi për orën se ku do të votojnë kandidatët e LDK-së për kryetarë të komunave.
Abdixhiku bëri të ditur se gjatë gjithë ditës do të mbajnë konferenca për të njoftuar për procesin zgjedhor.