Koalicionet paszgjedhore jo gjithmonë të sigurojnë votë në ditën e zgjedhjeve. Kjo sepse shumë parti përkundër partneritetit zyrtar, nuk arrijnë të kontrollojnë elektoratin.
Opinionisti Fisnik Halimi në Rubikon të KTV-së me këtë e pasqyroi garën për të parin e kryeqytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, vota e PDK-së dhe AAK-së llogaritet të jetë e kontrollueshme përderisa një gjë të tillë nuk e mendon për AKR-në.
“Jam i bindur se koalicioni i kandidatit të LVV-së me LDK në Vushtrri do të funksionojë për aq sa them se koalicioni i Shpend Ahmetit me Selim Pacollin në Prishtinë nuk do të funksionojë”, u shpreh Halimi.
“PDK sillet rreth 15% në Prishtinë por e pranon urdhrin. E kemi një parti si AKR e cila mund të ketë votë për vete po nuk mund ta dirigjojë”, shtoi tutje ai duke përmendur edhe votën e AAK-së si votë të sigurt dhe të kontrollueshme nga partia.
Ai bëri të ditur se do të ketë rënie të pjesëmarrjes në zgjedhje.
“Varësisht prej komunës, mendoj se nëse e nxjerrim një mesatare atëherë rreth 7% e njerëzve nuk do te dalin në zgjedhje por jo më tepër se kaq”, ka thënë ai.
Ndonëse cilësohet si një ndër garat më të rëndësishme ku votohet për të parin e komunës, Gjakova po përballet me debat të nxehtë.
Halimi ka thënë se kryetarja aktuale, Mimoza Kusari-Lila nuk është e fokusuar në një debat për mirëqenien e qytetarëve.
