Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kamenicës, Qendron Kastrati, ka mirëpritur vendimin e AAK-së, që i dha mbështetje për balotazh.
Lexo edhe: AAK mbështet VV-në për balotazh në komunën e Kamenicës
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKastrati ka thënë se gara për Kamenicën nuk është e zakonshme, pasi sipas tij, kjo garë tregon mendësinë përparuese kundër asaj stagnuese.
Kastrati me këtë rast, ka ftuar edhe AKR-në të merr një vendim sa më të mirë për qytetarët e Kamenicës.
Postimi i Kastratit në Facebook:
Vendimi i strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta përkrahur Lëvizjen VETËVENDOSJE! në garën e balotazhit është i mirëpritur nga ana jonë. Këto zgjedhje në Dardanë nuk janë të zakonshme pasiqë në garë janë dy mundësi zgjedhjeje: mendësia përparuese kundër asaj stagnuese, prapakthyese.
Gatishmëria e AAK-së për t'u bashkuar në një rrugëtim për qeverisje të ndershme dhe shpresëdhënëse është tregues që lëvizja qytetare për ndryshim në Dardanë është e gjithëmbarshme dhe e fuqishme.
Ne ftojmë edhe Aleancën Kosova e Re të reflektojë dhe të merr vendimin që do t'jetë në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimit të Dardanës. Projektet e qeverisjes në Dardanë, në katër vitet e ardhshme, është e rëndësishme të mbështeten nga një shumicë e orientuar nga zhvillimi e bashkëpunimi në asamble.
Ju sigurojmë që Lëvizja VETËVENDOSJE! do t'u qëndrojë besnike parimeve të saj për qeverisje të mirë gjatë mandatit të ardhshëm.