Zgjedhjet lokale

Ahmeti i përgjigjet Mustafës: Arroganca e këtij njeriu s’ka kufij

Kreu i Prishtinës dhe kandidati i Vetëvendosjes edhe për një mandat, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur kreut të LDK-së e ish kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafën në një deklaratë të tij se “Ahmeti mundet të bëhet zëdhënës i Komunës pasi zgjedhjet t’i fitojë Arban Abrashi”.

“Isa Mustafa ne 2013 ka pas thënë që i fiton zgjedhjet me duar në xhepa. Sonte po thotë se ai do të ma ofroj punën e zëdhënësit në komunë. Arroganca e këtij njeriu s’ka kufi, por qytetari ja tregoi vendin në krejt zgjedhjet prej vitit 2013. E do t’ia tregojë vendin edhe me 22 tetor edhe pse tash më nuk e ka guximin as me dal në zgjedhje. E ka guximin veç me u fsheh prapa tjerëve me postime koti”, ka thënë Ahmeti.