Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

PDK-ja dënon ashpër grisjen e posterëve të kandidatit të saj në Suharekë

Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Suharekë, ka dënuar ashpër grisjen e posterëve të kandidatit të kësaj partie për të parin e komunës, Blerim Xhemajli dhe kërkon identifikimin sa më të shpejtë të autorëve të këtij rasti, si dhe dënimin e tyre.

Grisja e dy posterave të kandidatit për kryetar të Suharekës nga radhët e PDK-së, Blerim Xhemajli, ka ndodhur sot në fshatin Mushtisht, nga disa persona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne e kuptojmë frikën që mund të kenë të tjerët ndaj programit tonë qeverisës, por alternativa dhe shpresa ndaj ndryshimeve pozitive në Suharekë nuk kanë te ndalur. PDK nuk do të ndalet deri në realizimin e objektivave. Aktet e tilla janë të papranueshme dhe ne, Shtabi Zgjedhor i PDK-së, dënojmë ashpër këtë veprim duke i filluar procedurat ligjore që fajtorët të identifikohen dhe të marrin dënimin që e meritojnë”, thuhet në reagimin e shtabit zgjedhor të PDK-së.