Zgjedhjet lokale

Sadikaj: Gurrakoci në mbështetje të PDK-së

Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Beqir Sadikaj ka vazhduar fushatën zgjedhore në Gurrakoc, ku ka vlerësuar se mbështetja e qytetarëve në terren është sinjal i qartë për fitoren e sigurt të PDK-së.

“Tubim madhështor në Gurrakoc në mbështetje të PDK-së, në mbështetje të kandidaturës time për kryetar të Komunës së Istogut”, ka shkruar Sadikaj në Facebook.

Në këtë tubim, ishte edhe anëtarja e Kryesisë së PDK-së, deputetja e Kuvendit, Blerta Deliu.

“Pjesëmarrja në takime si dhe mbështetja e qytetarëve në terren janë sinjale të qarta për fitoren e sigurt të PDK-së më 22 Tetor në Komunën e Istogut”, përfundoi ai.