Kandidati i PDK-së, për kryetar të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehali ka njoftuar se dega e PDK-së në Rahovec, ka anuluar të gjitha aktivitetet zgjedhore për ditën e sotme, në nderim të jetës së Adonis Thaqit, Leonit Krasniqit.
Ai ka shkruar në Facebook se humbja e Adonisit dhe Leonitit është një humbje e madhe, sepse janë dy të rinj më pak që do t’i jepnin energji komunës dhe të ardhmes tonë, prandaj dhembja është e madhe në këtë rast.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërndryshe, edhe AAK e LDK ka anuluar të gjitha aktivitetet zgjedhore në këtë komunë.