Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka qenë e para që ka votuar në Prishtinë, duke ftuar të gjithë qytetarët me të drejt vote që të dalin dhe të votojnë.
“I ftojë qytetarët me të drejt vote që të votojnë, ta rrisim imazhin e shtetit tonë, të sillemi me dinjitet, i ftojë të gjithë komisionerët e subjekteve politike që mos ta keqpërdorin pozitën e tyre dhe të sillen sipas standardeve ndërkombëtare dhe të tregojmë botës që edhe ne jemi pjesë e demokracisë dhe se dimë të bëjmë zgjedhje atëherë kur duhet”, tha ajo, raporton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka shprehur besimin se të gjitha vendvotimet janë hapur dhe nuk ka ndonjë informatë që ka ndonjë problem deri më tani.