Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka mbajtur sot tubim edhe me qytetarët e Prishtinës, ku është bërë prezantimi i programit qeverisës, kandidatit për kryeministër si dhe kandidatëve për deputetë nga radhët e koalicionit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli tha se fitorja e koalicionit të shpresës po vjen më 11 qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ju bëri thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë për listën më të mirë, me njerëz të pastër e të dijes.
“Ne kemi listën që përmban shumë zonja, të rinj e akademikë, ndërsa njeriu që i prinë kësaj liste është eksperti i ekonomisë, Avdullah Hoti”, ka thënë ai.
Ai shtoi se, “ky koalicion është e vetmja alternativë që do ta krijojë një perspektivë për qytetarë dhe një shtet ku të gjithë do të jenë krenar me të”.
Pacolli tha se janë dy arsye pse të gjithë duhet të votojnë më 11 qershor.
"Ata që e gjymtuan Kosovën duhet të largohen dhe të shkojnë në shtëpi dhe e dyta është se Kosova duhet të qeveriset nga njerëzit që e duan atë, e ata janë njerëzit që e duan punën dhe zhvillimin”, ka thënë i pari i AKR-së, me këtë rast dhe ka shtuar se Kosova duhet të ecë drejt zhvillimit dhe të ardhmes me hapa të përshpejtuar.
Ndërsa prijësi i listës së koalicionit LDK-AKR-LD-Alternativa, Avdullah Hoti, tha se, ky koalicion ka një kontratë me qytetarë e cila buron nga duart e pastra dhe ka zotime për zhvillim ekonomik, ruajtje të partneritetit me SHBA-të si dhe integrim në BE.