Sot, Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubim në Lipjan, ku prezent ishin Shpend Ahmeti, Glauk Konjufca dhe kandidatë të tjerë për deputetë. Lipjani, sikurse komunat e tjera të Kosovës, ofroi mbështetje të fuqishme për ndryshimin e 11 qershorit.
Në fjalimin e mbajtur para lipjanasve, Shpend Ahmeti ka prezantuar sukseset e komunës së Prishtinës, teksa për qeverisjet e kaluara, i pari i kryeqytetit tha se logjika ka qenë e njëjtë - zhvleftësimi i pasurisë publike, shtija e saj dhe pasurimi i politikanëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kohëve të fundit kam marrë shumë mesazhe nga qytetarët. Njëri prej mesazheve nga lexuesit thoshte: Po shihet shumë qartë se bastion i VV-së është krejt Kosova”, tha tutje Shpend Ahmeti në tubimin e Lipjanit.
Kandidati tjetër për deputet, Glauk Konjufca, theksoi se nuk mund të ketë drejtësi në Kosovë, nuk mund të vijë zhvillimi ekonomik, nuk mund të ecë përpara arsimi për fëmijët tona, shëndetësia nuk mund të ketë shans për tu rregulluar, pa ia hequr nga duart pushtetin klanit “Pronto”. Konjufca u shpreh i bindur se në zgjedhjet e 11 qershorit do të fitojë Vetëvendosje, kurse ironizoi me moton e LDK-së.
“LDK-ja po thonë ‘Shihemi në finale’. Ata njëmend kanë me shku në finale, ama finalen kanë me e këqyrë nga ulëset e shikuesve”, ishte komenti thumbues e ironizues i Konjufcës për LDK-në nga Lipjani.
Kandidati tjetër Xhelal Sveçla, tha se në zgjedhjet e fundit lokale nuk besohej thuajse nga askush fitorja në Prishtinë, por ajo ndodhi, e bashkë më të erdhi ndryshimi në kryeqytet. Kandidatja për deputete, Fitore Pacolli, tha se me Shpendin ndryshuam Prishtinën e me Albin Kurtin kryeministër do ta ndryshojmë Kosovën. Kurse, kandidati për deputet, Selatin Retkoceri, tha se numri 35 është simbol i vetë popullit, është rrugë e vetme e shpresës.
Janë vetëm edhe 6 ditë që na ndajë nga dita e ndryshimit, dita e 11 qershorit, dita e fitores së Vetëvendosjes. Përgjatë gjithë kësaj kohe mbështetja sa vjen e rritet, për të konfirmuar ndryshimin që është gjëja që i duhet më së shumti Kosovës.