Ajo që po shihet pak në formë të shtypur, apo në formë të debateve televizive e ka bërë Koha Ditore në numrin e saj të së dielës.
Në dhjetë pika “E diela me Koha Ditore” ka renditur planet e tre pretendentëve kryesorë për kryeministër të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkonomia; Mbrojtja, siguria dhe sundimi i ligjit; Dialogu me Serbinë dhe integrimet evropiane; Politika e jashtme; Qeverisja e mirë; Financat; Shëndetësia; Arsimi; Politikat sociale dhe të punës; Arti, shkenca, kultura dhe sporti janë dhjetë pikat në të cilat Koha Ditore ka pasqyruar idetë e Avdullah Hotit dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa-LD, Ramush Haradinajt me PDK-AAK-Nisma dhe të tjerë, si dhe Albin Kurtit me Vetëvendosjen.
Gazeta i ka titulluar Plani i teknokratit, Plani i komandantit dhe Plani i revolucionarit tre artikujt e ndarë për të tri platformat, të cilat të plota mund t’i lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore. Për të tre pretendentët është shkruar edhe nga një biografi e shkurtër.